Ekselenca e Importit
Në Auto Seal, ne jemi të përkushtuar të sjellim cilësinë më të lartë të automobilave në tregun shqiptar. Specializimi ynë kryesor është importi i makinave direkt nga Koreja e Jugut, një treg i njohur globalisht për automjete me specifika tejet të larta, mirëmbajtje rigoroze dhe teknologji të avancuar.
Pse Koreja e Jugut? Automjetet nga ky treg vijnë me histori plotësisht transparente dhe të dokumentuar. Makinat i nënshtrohen kontrolleve strikte, duke siguruar që çdo klient i yni të marrë një mjet që jo vetëm duket si i ri, por edhe performon në mënyrë të përsosur në rrugë.
Ekipi ynë trajton çdo detaj të procesit të importit, nga përzgjedhja dhe blerja, deri te zhdoganimi dhe dorëzimi përfundimtar, duke ofruar një eksperiencë premium dhe pa stres për ju.